Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, por vetëm dy prej tyre, North dhe Saint, ajo i ka sjellë vetë në jetë. Pavarësisht se kanë kaluar 4 vite nga lindja e fundit, duket se Kim vazhdon ta kujtojë si moment të vështirë, për shkak të shtimit në peshë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka treguar në intervistën e saj të fundit se ka shtuar 27-31 kilogramë gjatë shtatzënisë me North dhe Saint. “Më ka ndryshuar trupin, lëkurën time. Unë fotografohesha nga çdo kënd. Më ndryshoi sigurinë time. Më theu shpirtin”, ka thënë Kim në intervistën e saj për “Wall Street Journal”.

Përveç shtimit në peshë, Kim ka vuajtur edhe nga probleme të tjera gjatë shtatzënisë, prandaj u detyrua që dy fëmijët e tjerë t’i lindte me një nënë surrogate. Kujtojmë se fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West, Psalm, erdhi në jetë rreth 2 muaj më parë.