Benny Musliu

Më kujtohet si sot kur PDSH-ja në fushatën e saj, në zgjedhje prej te kreu i kësaj partie, kandidatët dhe gjithë anëtarët, spotet, posterat, në tribunat ishin me këmisha të bardha.

Po pas rezultatit të dobët “vetëm me dy deputet”, pas zgjedhjeve në mbledhjen e kryesisë një prej anëtarëve i tha kreut të kësaj partie. “Kryetar unë mendoj se humbja jonë ishte nga “kauboizmi” me këmisha të bardha dhe dikush prej nesh shkoi edhe aq më largë duke mbajtë syza të zeza.

Të njejtët tani me “këmisha të bardha” po na shfaqen edhe nga partia e BDI-së. E fundit ishte FC -Shkupi.

Tani sipas burimeve mbrenda partiake DUI, në selin BLUE thonë se është ngritur një alarm që këmishat e bardha duhet t’i zavendësojnë me këmisha të kaltërta nga se kjo ngjyrë është edhe simbol i NATO-së dhe BE-së.

Po sa do t’i shpëtoj këmisha e kaltërtë DUI-n, në zgjedhjet e ardhshme mbetet të shohim.

Loading...