Ndërtimi i një qendre rehabilitimi në Strugë ka qenë tema kryesore në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Ramiz Merko me kardiokirurgun Orhan Xhemaili.

Xhemaili, i cili jeton dhe punon në Zvicër, siç njoftoi pres shërbimi i komunës, ka qenë i interesuar që të ndërtojë një qendër për rehabilitim, projekt me vlerë prej tetë milionë eurosh.