Organizatorët e ndeshjes miqësore mes yjeve të ligës elitare të Koresë së Jugut, K League, dhe Juventusit kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër kampionit italian, për shkak se Cristiano Ronaldo nuk ishte paraqitur në atë takim.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, organizatori TheFasta ka kërkuar kompensim nga Juventusi pasi kjo e fundit nuk e futi Ronaldon në lojë të paktën për 45 minuta në ndeshjen e së premtes,

Portugezi 34-vjeçar ishte në bankën e rezervistëve dhe nuk u aktivizua fare në barazimin 3:3 mes Juves dhe yjeve të ligës elitare koreane.

Cristiano Ronaldo në bankën e Juventusit
Duket se ekzistonte një marrëveshje mes organizatorit dhe Juventusit që Ronaldo të luante në këtë ndeshje.

Megjithatë, bardhezinjtë kanë thënë se CR7 nuk ka mundur të luajë për shkak të gjendjes së tij fizike.

“Ne iu kërkojmë falje sinqerisht tifozëve që Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të luajë në këtë ndeshje, edhe pse më vonë zbuluam se ai e kishte një problem muskulor”, thuhet në reagimin e K League.

“Do të jemi më të kujdesshëm për të mos i dëshpëruar tifozët e K League”.

TheFasta ka thënë se Juventusi nuk i kishte treguar paraprakisht se Ronaldo kishte problem muskulor prandaj tani kërkon kompensim nga kampioni italian.

Kjo ndeshje miqësore u pengua edhe nga probleme të tjera logjistike, pasi “Zonja e vjetër” mbërriti në Seul vetëm shtatë orë para ndeshjes.

Ndeshja nisi 50 minuta më vonë seç ishte parapar