Shkruan : Hasan Jashari
Para disa ditësh ndëroi jetë pedagogu i shkollës në fshatin Përshevcë z. Sulejmani
Kur dikush, i cili merr një vend të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve, kur ai largohet, e gjithë bota e jonë e përjeton rëndë. Veçanërisht nëse ky person është shoku i mirë! Është e vështirë të pranosh faktin se personi që ka qenë me ju për një kohë të gjatë është duke e lënë jetën .
Ka njerëz të ndryshëm në botë, por psikologët dhe sociologët thonë se njerëz në kuptimin e vërtetët të fjalës janë ata të cilët kur vijnë në një mjedis njerëzish mbartin atmosferë miqësie dhe disponimi të mirë. Ata shëndrisin. I tillë ishte Sulejmani edhe në vendin e punës edhe në takimet zyrtare edhe në jetën e tij familjare, me shokë edhe miq.

Kontributi i tij në vendin e punës si pedagog, në veprimtarinë arsimore dhe kombëtare ka qenë i çmuar. Brezi i tij- djemt e Dobroshtit, Tetovës, … që i mësynë Univerzitetit të Prishtinës në vitet 1980 e pas, bënë një jetë të vështirë plot sakrifica.
Pas demostratave të vitit 1981 ai ka dhënë një kontribut të madh kombëtar si student dhe më pas si punëtorë arsimi në akcionet kombëtare ; për Radiotelevizionin e Prishtinës, Ramiz Sadikun, Familja ndihmon familjen etj. Familjarisht ka ndihmuar në mënyra të ndryshme rrrugëtimin e përditshëm të gurbetçinjëve , në shërbim të përhershëm të tyre drej gurbetit dhe vendëlindjes. Gjatë konfliketeve të armatosura të viteve 1999 dhe 2001 ai ishte aty me ndihmat e tij, me para dhe angazhim fizik.
Familja e tij ofroi ndër të parët bukë e konak për refugjatët dhe luftëtarët e lirisë
Ka qenë ndër organizatorët e shumë aktiviteteve dhe veprimtarisë arsimore të Shoqatës të pedagogëve të Maqedonisë.
Do të jesh përherë në zemrat tona. Jemi krenar që të patëm dhe puna yte do të na bën të fortë .
Kujtimi për ty do të jetë i paharuar.
Lamtumirë Sul i dashur . Prehu i qetë në tokën e vendëlindjes.

Loading...
Global