Kabineti i Sigurisë izraelite ka aprovuar gjatë natës një plan ku do të ndërtojë mbi 6 000 ndërtesa të reja në territoret palestineze në Zonën C në Bregun Perëndimor të okupuar kohët e fundit, bën të ditur gazeta vendase Yedioth Ahronoth këtë të mërkurë.

I gjithë kabinet ka votuar në favor të planit të propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë natës së kaluar. Në takim gjithashtu u aprovua edhe ndërtimi i të paktën 700 shtëpive në territorin palestineze, përkatësisht në Zonën C te Bregut Perëndimor.

Sipas gazetës, Netanyahu po insiston të ndërtojë sa më shpejt vendbanimet derisa në pushtet është ende Presidenti Trump dhe se ai ka mbështetjen e plotë të tij për këtë plan.

Në Zonën C aktualisht jetojnë rreth 300 000 palestinezë, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në baraka të improvizuara ose në tenda ku mungojnë edhe kushtet më minimale.