Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka deklaruar se publikimi i të ashtuquajturave bomba që nuk janë me interes publik, por cënojnë privatësinë është vepër penale dhe me të duhet të merren institucionet e sistemit. Duke folur në emisionin Klan Debat të kolegut Seladin Xhezairi, zoti Memeti tha se është për keqardhje që raportet e këtij institucioni më shumë janë pikë referimi për organizmat ndërkombëtarë sesa për ato vendore.

Ixhet Memeti thotë se Raportet e Avokatit të Popullit për gjendjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të cënuara me akte apo veprime të organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera me autorizime publike, janë pikë referemi për shumë institucione ndërkombëtare, por pak, për të mos thënë shumë pak përfillen nga ato vendore, përfshirë këtu dhe Parlamentin, por edhe Qeverinë:

Duke folur në emisionin Klan Debat, Ixhet Memeti është ndalur edhe tek çështjet aktuale që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë apo edhe të ashtuquajturat bomba politike.

Avokati i Popullit thotë se sa i përket çështjes së përfaqësimit të shqiptarëve, vërehet një tendencë e përmirësimit të shkallëshkallshëm të përqindjes. Megjithatë, ai konstaton se gjendja është më e mirë nëpër ato institucione a dikastere që drejtohen nga shqiptarë. Ndërkaq, ndihmën e avokatit të popullit më së shumti e kërkojnë banorët nga zona e Shkupit, rreth 60 për qind e shumë më pak ata nga pjesa veriperëndimore e vendit. /Klan Macedoni/