Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë politikanë vendas dhe një polic, janë arrestuar në një operacion të madh policor kundër mafias ‘Ndrangheta’’.

Në një deklaratë për shtyp, policia tha se ata kishin në shënjestër grupin kriminal të ashtuquajtur ”Libri” dhe se kishte kontrolluar në disa rrethe të Rexhio Kalabrias.

‘’Dymbëdhjetë persona u vendosën në paraburgim dhe pesë nën arrest shtëpiak”, deklaroi policia, duke shtuar se politikanë, biznesmenë, një avokat dhe një anëtar i forcave policore ishin midis të arrestuarve, përcjell Atsh.

Sipas shtypit, arrestimet politike të profilit të lartë janë Alessandro Nicolo, këshilltar rajonal për partinë e ekstremit të djathtë ‘’Vëllezërit e Italisë’’ dhe kryetari i këshillit rajonal për Partinë Demokratike (PD), Sebastiano Romeo.