Ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, delegatët afrikanë në OKB i kishte quajtur majmunë.
Këto komente ai i kishte bërë në vitin 1971, gjatë një bisede telefonike me atëherë presidentin Richard Nixon.
E kjo bisedë është publikuar nga revista amerikane “Us”.
Reagan, që në atë kohë ishte guvernator i Kalifornisë, ishte i pakënaqur me delegatët afrikanë që votuan kundër Shteteve të Bashkuara, transmeton KTV.
Anëtarët e delegacionit të Tanzanisë filluan të vallëzonin kur OKB-ja pranoi Kinën dhe përjashtoi Tajvanin.
Reagan, që përkrahte Tajvanin, i telefonoi presidentit për ta shprehur pakënaqësinë e tij.
“Të shohësh ata majmunë të shteteve afrikane – mallkuar qofshin, nuk u rrinë mirë ato këpucë!”, kishte thënë ai.
Kjo bisedë telefonike ishte realizuar për t’i bërë presion Nixonit që të tërhiqej nga OKB-ja.