Nuk ka asgjë të keqe mes Chris Brown dhe ish të dashurës së tij Nia Guzman, e cila është nëna e vajzës së tij Royalty.

Edhe pse artisti pret një tjetër fëmijë me ish të dashurën Ammika Harris, duket se ai dhe Guzman kanë raporte të mira.

Pas lajmeve se këngëtari nuk mbështeti vajzën pesëvjeçare, Page Six iu drejtua asaj për një koment.

Ai mbrojti me forcë artistin dhe tha se e mbështet shumë kur bëhet fjalë për fëmijën.

“S’është e vërtetë. Gjithçka është e mrekullueshme”, tha ajo.

“Është keq që dikush nxit gjëra negative dhe i publikojnë ato. Jemi lodhur nga këto gjëra. Ai paguan dhe gjithçka është në rregull”.