Shkruan: Florim Ajdini

“Turqit, turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore ‘eiusdem farinœ’ -të të njëjtit brum! Teokratë, nacionalistë e ksenofobë të “butë”, pushtues dhe perfidë, për popuj injorantë dhe lehtë të gjunjëzueshëm! Të gjitha perandoritë që kanë egzistuar apo egzistojnë, janë gjendur në pozitën e kombit sundues, që e kanë arritur me ‘bujarinë e tyre perfide’ për të ‘marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara!’ Po a mund të përmendet që prej pesë shekujsh, qoftë edhe ‘një fjalë e vetme’ e një turku të vetëm në favor të ‘shqiptarit të udhës së vërtetë’, dhe atdheut të tij, Shqipërisë, së mjerë? Sikur të ishte madje një e vetme, ajo fjalë vërtet do të meritonte të shkruhej e ‘gdhendur mbi një pllakë bronzi’ dhe të varej në muret e klubeve tona popullore, si një relikt kurioziteti! Ata, dashurinë dhe respektin tone, të karakterizuar me një “dozë të theksuar naiviteti”, na e shpërblejnë me ‘mohimin e vazhdueshëm të identitetit tone kombëtar’, të atyre cilësive unike që posedojmë si komb ‘sui generis’, që vëzhguesit e huaj, pwr ndryshe, miqtë tanë oksidental, si komb na i pranojnë fuqishëm dhe njëzëri…
“Dhe përfundimisht, turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, madje edhe pasi na imponuan “shenjtërinë e madhe të shkretëtirës”, të sjellur apostafat për të pushtuar madje edhe perëndimin e civilizuar! Një zhvillim marramendës historik ky, reflektues i jehonës së “ Kryqëzatave të përgjakshme”, të shekujve të mesjetës, ekoja e të cilit edhe sot, sa vjen e shtohet nën “paqen e amshueshmërisë, të mbrojtur nën ‘gishtin e heshtjes absolute’, të vëndosur mbi buzë. Nën paqen e madhështisë së amshueshme, në të cilën ata, vazhdojnë të kontrollojnë stepjen dhe transin tonë kombëtar, nën klithje tonë, të dëshprimit të heshtur, heshtje kjo, në të cilën, si komb, po thirremi fuqishëm! Kështu u degjenerua skajshmërisht gjeni ynë kulturor dhe identitar europian. Më e dhimbshmja nga këto pasoja, është përforcimi i strategjisë së akulturimit të shqiptarit, bazuar në divinen dhe amshushmërinë e predikimeve të reja të ‘religjionit të politizuar ekstremisht’, strategji kjo me ndikim fatal, që hovin e madh e mori pas ‘fatkeqsisë së rënies së regjimit komunist.’ Mesazhi i saj, tanimë i “institucionalizuar qartë”, riçfaqet si “dashuri e madhë e vëllazërisë së heshtur”, që synon vendet tona të pamvarura, për dallim nga koha kur na sundonin, dhe me tej, edhe Ballkanin dhe kryeqendrat europiane! (Albania 121, nr 12, 1909 – Parafrazuar nga autori)
Ata janë gjithandej tanimë! Ata shtohen si këpurdhat pas shiut! Ata i ke në shkollat tona tradicionale shqiptare, duke filluar nga shkolla fillore që frymon nën cvilitjen e imigracionit lamtumirës së përjetshme, që tanimë për dekada rrjep vendlindjen! Ata i ke në shkolla të mesme publike, në spitale, në gjyqe, në shkollat tona, të kohërave të bukura , shkollave ku me aq dashuri dhe fshehurazi, mësonjësit tanë na mësonin identitetin tonë kulturor shqiptar – europian! Ata i ke në shkollat speciale tanimë të hapura apostafat për “kolonitë selxhuko-turke dhe kulturën e tyre religjoze që përqafohet nga, ”kasabatë tona, që sa vijnë e pranojnë identitetin e ri të mjerimit”! Sipas tyre, “ identitetin e vërtetë, atë të vëllezërve dhe motrave të tyre”. Mektepet e tyre, janë herë europiane, herë konzervative, një grep peshkimi ky, i përsorur për kafshim nga irracionaliteti logjik dhe deformimi kulturor i trungut shqiptar në cvilitje të vazhdueshme. Një ‘strategji edukative e re’ për masën injorante, ku mbisundon “materia e huaj” e nxënies dhe “veshja e huaj e mbulimit të ‘turpit’ që na e fali vetë Perëndia jonë shqiptare”. Një materje e ftalluar apostafat dhe ekskluzivitet sipas kodeve perfide të amshueshmërisë së tyre, që nuk guxojnë të diskutohen, e lere më të thyhen! Një kod ky, që tanimë në shenjë të “dorrëzimit në krahët e betejës së humbur”, ata ngadalë po pushtojnë universitetet tona publike, të veshura në miliona ngjyra dhe të zbukuruara me aksesuaret më luksoze si: mercedes benz, me klimë dhe xhama të terrësuar, me I – Phone-t e tyre smart sa më s’ka! Ata i ke në baret dhe hotelet më luksoze, ku sipas modelit të kulturës hotelerike të emirateve dhe kalifateve arabe, nuk shihen femrat ‘kokë zbuluara ose qafire’, siç preferon t’i emërtojë terminologjia ksenofobe turko-arabe. Ky është komunikimi zyrtar- visual, i “nuseve dhe xhixhave tona nga Stambolla”, kundrejt taborit që tanimë haptas e konsiderojnë armiqësor. Taborit të motrave të tyre kryezbuluara dhe sipas tyre të devijuara, e të paudha! Janë këto ikona të ‘zonjave të hekurta’ të shekullit të ri, që shenjtërinë e femrës si pikë e ndijshme e kulturave, e konsoldojnë pak nga pak me atë arabe të shkretëtirës së pluhurosur, legasia e së cilës tanimë i ka “dyert e hapura, për t’u integruar në identitetin tonë kulturor”, identitetin dhe emrin tonë eurpian, që po deformohet me të madhe! Janë këto kodet e legasisë që nuk guxon kush t’ i paragjykojë apo thjeshtë t’ i kritikojë, sepse magjia e “mendësisë së tyre dogmatike”, është si gjithnjë, e pashpjegueshme, e paprekur nga fuqia e shenjtëria e mbulesës million- modelëshe, e kokave të tyre të “ëngjujve me parajsë të garantuar”!
Është kjo magjia që logjikën ekskluzivisht racionale të shqiptarit e koncepton të ngulfatur, të paudhë, për vetë faktin që atë e percepton si “rrugë e dreqit dhe qafirit”, dhe se si e tillë, ajo duhet absolutisht të kontrollohet nga kodet e dogmave të ashpra e shterpe arabo-turke, që nuk kanë shpjegim në korniza të asnjë logjike normale! Janë këto, kodet magjike e të pathyeshme, të divines tonë. Janë këto “kodet e reja të dogmatikës religjioze”, të ashpra sa më s’ka, që trasojnë tranzicionin e ri të shqiptarit drejt pluhurit të orientit, deveve të tij, dhe ‘dogmave të thundrës së hekurt të religjionit’, që ndalon interpetime tjetërfare. Janë këto kompleksi i koklavitur i kodeve që vazhdimisht ngulfat frymëmarrejen e intepretimit tonë të arsyeshëm të njohjes se vetvetes, që vazhdimisht na orienton rrugës së pakthim të lajthitjeve të paudha të rezonimit skajshmërisht të dogmatizuar religjioz. Është kjo, tanimë rruga jonë drejt stambollës e mekës, për të adhuruar edhe më shumë perëndinë që ato e emëruan ekskulzivisht të tyren! “Perëndinë e politizuar të heshtjes së madhe”, që për të gjithë ata që i gjunjëzohen, ka një gjë të përbashkët: “mosnjohja dhe fshirja e tërësishme e identitetit tonë kombëtar”, europian, gjithnjë në emër të së amshuesmes dhe hyjnive që ajo predikon! Një strategji perfide e dizajnuar për ‘nuset tona të stambollës së shkretë” sherrin e së cilës shqipëtarka ne përpëlitje të transit identitar e implementon sipas parimit “ ikre”, një strategji kjo, kuazi liberale, që për injorantë të shitur në emër të interpetimeve lajthitëse të religjionit, paraqet “dorrëzim i ëmbël” kësaj rruge, që shqiptarin e përçarë historikisht me mijëra copëza, përfundimisht, e ndan edhe një herë në dy tabore që komunikojnë vetëm nëpërmjet të një “ perpetum mobile të heshtjes së madhe të kërcënimit vizual të përditshmërisë sonë, gjithandej ku jetojmë.”
Dy tabore të kundërshtimit në heshtje të konfrontimit të mundshëm të ardhmërisë, që në rradhën e parë të frontit, vendos pikërisht këtë popull të cvilitur që, aktualisht në këtë shkallë të avancimit të së ligës gjithpërfshirëse, s’ka kush dhe si e mbron. Diskursi dhe narrativi i këtyre taboreve, për momentin është edhe jo aq i zëshëm! Narrativi i tyre, tanimë është shëndruar në makth të madh kompleks gjithkombëtar, fija e të cilit vështirë mund të gjëndet. Një makth, që dita ditës po kaplon pamëshirshëm trungun tonë të brishtë kombëtar, sapo të vëndosur në rrugën që Perëndia jonë e madhe, na e caktoi! Një makth ky, skajshmërisht kompleks, nën sundimin e të cilit përpëlitet shqiptari i trojeve tona arbërore! Është kjo, strategjia unitariste që çon drejt heshtjes sëgjunjëzuar në pavetëdije, femrën, këtë krijesë të dobët, të kontrolluar nga nendja edhe më dogmatike e mashkullit të moralshëm.
Mashkullit, i cili, në rrugë, apo gjetkë, është në gjeddje të ‘bëjë sulmin e tij të nxënies së një tjetre’, dirigjuar nga motivet nga më të ultat, duke filluar nga epshi dhe deri në nihilizmin e kategorisë së femrës që sipas kësaj filozofie religjioze, është klasa e qafirëve dhe qafireve, që me ndihmë nga jashtë, duhet luftuar! Kjo është thjeshtë egoja e tyre e përsosmërisë religjioze, sepse kështu dhe vetëm kështu, forcohet tabori i paudhësisë së tyre të urrjejtes së bazuar mbi prejudikime religjioze iracionale për llojin e tij të një gjaku. Verëm për të konfirmuar shpirtit të tij dhë të botës rreth tij, që të zbukuruarat ‘janë të lehtat’, pwr tu nxënë! Ndërsa “nuset tona nga stambolla janë të shenjta”, janw të paprekshme, janw tw garantuara vetwm si pronw e tyre dhe tyre, dhe assesi të ”të gjuthëve!” Sepse perëndia e tyre, ashtu i nëson! Prekja dhe manipulimi me pikat më të dobta të moralit, është karta e cila perçan një popull akajshmëtisht dhe në pavetëdije!

Akulturimi ne emër të religjionit, burim të pashtershëm të fuqisë e ka « mendjen dogmatike të Nietzsches së madh”. Koncept ky nihilist, nëpërmjet të së cilit, interpetimet religjioze të devijuara, të kohës tonë, realizojnë shpërlarjen e trurit, duke imponuar nw heshtje veshjen tjetërfare nga ajo që kemi, që sipas viktimave, vjen si reultat i “mesazhit nga qielli”, që përfundimisht të arrihet në pikën e dogmatizimit të tërësishëm të mendjes së shqiptarit, që normalisht tanimë funksionon sipas dogmave religjioze, të ushqyera nga civilizime të tjera. Komponenta këto, (gjithnjë sipas tyre), shpirtërore të cilat ruajnë dhe mbrojnë nukleusin familjar, dhe të cilat sigurojnë për ta, ‘hapjen e portës së parajsës’ më të bukur të botës, parajsës, ku “verë do na sjellin të pijmë bukuroshe me sy të zinjë dhe qerpikë të gjatë”, që jetën tonë të amshuehme do e bëjnë të këndshme sa më s’ka, të përjetshme e të sigurtë, ku zjarri I ndëshkimit nuk egziston. Botën e amshueshme të parajsës së tyre, që Perëndia ua fali për rrugën e shenjtë dhe të devotshme që ky komunitet, tanimë i akomoduar në botën tjetër, padyshim e meritoi!”

Asimilimi kulturor antropologjik, ndrimi i kodit të veshjes nga ajo europiane në turko-arabo-selxhuke (akoma s’ka definim shkencor për këtë), paraqet një strategji afatgjate që synon orientimin tonë identitar drejt vëllazërisë, së ushqyer nga reliktet e së “ligës pesëshekullore”, që jo vetëm që ndroi gjenin tonë biologjik, por transformoi identitetin tonë kulturor duke dëmtuar tmerrshëm, multidimensionalitetin e jetës tone kulturore europiane, tanimë në lajthitje evidente! Në shikim të parë, këto “silhouettes-hije”, reflektojnë turke anadollake që flasin një shqipe në lajthitje të përgjithshme gjuhësore, që ngërthen dëmtimin evident të gjithë segmentëve gjuhësorë, përfshirë fonetikën, leksikën, , sintaksën e semantikën, etj, që herë pas herë sipas “code switching” të komunikimit, kalon nga njëri në tjetrin variacion gjuhësor, që më në fund të përfundojë me perceptim grupor apo individual të folësve, që as Perëndia vet nuk do mundej ta definonte. Komunikim ky, i këtij “komuniteti kulturor”, që mjerisht dhe ngadalë, po harron gjenezën e tij gjuhësore dhe identitare, dhe që tingëllon sipas rregullave të një turqishtje primitive, që tanimë për shekuj, po kultivohet si një “amalgam gjuhësor”, që në vete ngërthen gjithçka, por jo shqipen e pastër të Arbërisë.
Është kjo gjuha e kasabave tona ala turka, është ky variacioni ynë gjuhësor, jo vetëm ai i “nuseve dhe xhixhave tona nga Stambolla”, por edhe i një shtrese të shkolluar të mesit tonë, që të njëjtin, po e kultivojnë “fshehurazi, tani për tani, me një dozë të vockel të turpit, por që shpeshherë, madje edhe nuk e kan për siklet ta reklamojnë si aset intelektual, fjala se ja edhe unë flas një gjuhë ndërkombëtare! O tempora e mores! Postulat ky qe ujin po e çon vetëm në mullirin e atij stereotipit të “shitësit të Bitpazarit”, modelit perfekt që strategjia në fjalë synon, dhe që po shtohet si këpurdhat pas shiut, modelin e logjikës së injorantit, që funksionon sipas gënjeshtrës që thirret në fuqinë e Turqisë së madhe të Erdoganit të saj, që sipas tij, ajo e tejkalon, madje edhe Amerikën”. Mjerisht, janë këto clichete e komunikimit tonë kasabesk, por shpeshherë edhe formal, narrativ ky që shpeshhere dijmë t’ia hapin edhe dyert e instititucioneve që i kemi themeluar me gjakun e dëshmorëve tanë, tanimë të margjinalizuar!
Një strategji ‘par excellence e diplomacisë së butë’, tanimë ka zënë rrënjë të thella në jetën tonë të përditshme! Ajo është gjithpërfshirëse, ajo gëlltit fshehurazi dhe në demens, të gjithë segmentët e jetës tonë informale por edhe formale. Asaj assesi nuk mund t’i iket! Është aty teknologjia e re e komunikimit, – televizioni, aty ku s’mundesh të bësh, madje as një click të vetëm pa mos të dalur në ekran, kjo kulturë që “stop askush s’mundet t’i thotë”, ndërsa neve me dashje e padashje e pranojmë si llokum stambolle”! Ngase pa të, tanimë nuk mundemi të bëjmë. Tjeshtë, me dashje apo pa dashje, jemi shëndruar në qenie të mvarura nga ky “amalgam kulturor” i paudhësisë. Ai është ngjitës, pikërisht si murtaja. Hasen aty, mijëra e mijëra filma turq ku “nuset dhe xhixhat tona nga stambolla”, gjejnë qetësinë e tyre në kulturën dhe bon-ton-in e tyre nga me origjinë, po nga Stambolla e tyre e dashur, aq e afërt dhe e ngrohtë për ta! Nga stambolla që na sundoi pesë shekuj, duke na disfiguruar dhe si për çudi, në ditët tona, po na ‘lëmon kokën” duke derdhur lotë krokodilli, që për viktimën janë të padukshme, që më në fund për të na ngushëlluar dhe për të na kualifikuar dhe quajtur ‘vëlla të vogël’, të besimit dhe devotshmërisë së madhe, fatkeqsisht, të njënashme!

Loading...
Global