Të paktën 37 njerëz janë plagosur pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri.

Aeroplani, me 284 njerëz në bord, po udhëtonte nga Vankuver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Havaji.

“Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, tha kompania ajrore. Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë.

Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional. Kompania Air Canada tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu.

Loading...