Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Manchester Unitedi duhet ta lërë mesfushorin Paul Pogba të largohet nga Old Trafford, nëse ai vërtetë dëshiron të shkojë.

Duke folur pata ndeshjes së yjeve të MLS-së në Orlando, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit tha për BBC-në se nuk ka kuptim ta mbahet Pogba nëse ai e kërkon largimin,

Përfaqësuesi i Francës ka qenë subjekt i thashethemeve të vazhdueshme gjatë kësaj vere dhe Real Madridin dhe Juventusin si destinacionet e tij të mundshme.

“Mendoj se nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë nuk ka kuptim ta mbajnë”, tha Ibrahimovic.

“Nëse ai dëshiron të jetë duku tjetër, atëherë duhet ta lejojnë të shkojë. Duhet ta përdorin këtë situatë dhe ta sjellin në klubin dike që vërtet dëshiron të jetë pjesë e klubit”, shtoi ai.