Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike kanë shqyrtuar abuzimet me subvencione nga Zyra e Kryeministrit.

Ai ka thënë se bazuar në raportin e auditorit janë gjetur dy raste të veçanta të abuzimit me subvencione nga kjo zyrë.

“Zyra e Kryeministrit ka ndarë 815 mijë euro për një OJQ në kundërshtim me Rregulloren 04/2017. Për këtë OJQ, janë bërë pagesa prej 806 mijë euro, por Auditori konstaton se nuk mund të konstatojë për rregullsinë e këtyre pagesave”.

“Janë ndarë 315 mijë euro për persona fizik nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe janë nënshkruar nga Kryeministri pa procedura dhe pa aprovim të komisionit. Në disa raste janë ndarë mjete për zbukurim të shtëpive, si roleta të dritareve dhe fasade”.

“Këto janë vetëm disa nga të gjeturat. Për të gjitha do të kërkohet përgjegjësi”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.