Ish-zyrtari i Fenerbahces, Hasan Cetinkaya, ka thënë se Eden Hazardi e kishte pranuar, gjatë kohës sa ishte në skuadrën e Lille, se do t’i kishte pëlqyer të transferohej te gjiganti turk.

Sulmuesi belg së fundi e kompletoi transferimin e tij të shumëpritur nga Chelsea në Real Madrid, mirëpo gjatë kohës sa ishte ende duke luajtur në Ligue 1, ai e kishte rrëfyer dëshirën e tij të luajtur në Superligën Turke për Fenerbahcen, transmeton Gazeta Express.

Shoku i vjetër i Hazardit dhe ish-zyrtari i klubit turk e ka zbuluar dashurinë e futbollistit për Fenerbahcen dhe ai beson se Hazardi do ta veshë fanellën e këtij klubi ndonjë ditë, para se ta mbyllë karrierën e tij si futbollist.

“Eden Hazardi është një shok i vjetër i imi, e kam njohur atë që kur ishte 15 apo 16-vjeçar. Atëherë, ai ishte ende duke luajtur në Lille”, ka thënë Cetinkaya në një intervistë për Ajansspor.

“Ai e kishte një simpati të madhe për Fenerbahcen. Ai e kishte një mesazh për mua: “Hasan, unë do të luaj në Fenerbahce ndonjë ditë”. Nuk e dimë ende se kur do të ndodhë kjo gjë”.

“Edeni ka ndryshuar në një dimension tjetër. Ai ka marrë oferta nga klubet më të rëndësishme në Evropë. Ai është njëri ndër yjet më të talentuara në Evropë”.

“Atij do t’i kishte pëlqyer transferimi në Fenerbahce kur ishte në Lille. Le ta shohim nëse ndonjë ditë ai do ta ketë të veshur uniformën e Fenerbahces”.