Eurokomisari i deritanishëm për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han theksoi se nuk është fshehtësi se vendet anëtare të BE-së favorizojnë më shumë Maqedoninë e Veriut se sa Shqipërinë kur bëhet fjalë për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Standardin” austriak.

Sipas tij, po punohet që të dy vendet bashkërisht të marrin datë, por se Maqedonia e Veriut qëndron më mirë në sytë e shteteve anëtare të BE-së.

“Në Shqipëri, për fat të keq, në plan të parë u paraqitën probleme: opozitën nuk e kanë në Parlament, Qeveria ka probleme që ta ruajë dialogun dhe është ngritur procedurë për shkarkimin e Presidentit”, theksoi eurokomisari në largim.
Sipas tij, faktori politik në Maqedoninë e Veriut ka arritur që të zgjidhë konfliktin politik të disa dekadave dhe treguan guxim të madh politik, duke përmbyllur edhe Marrëveshjen e prespës për emrin.

Han nënvizoi se nëse së Maqedonisë së Veriut i lejohet hapja e negociatave për anëtarësim në tetor atëherë kjo sipas tij do të ndikojë pozitivisht në gjithë rajonin.