Në ishullin grek Santorini janë gjetur shkëmbinj të ngjashëm me ato të planetit Mars. Analizat e kryera mbi ishullin vullkanik, në shkëmbinjtë e disa zonave, kanë treguar se si përbërja kimike, ashtu edhe ajo minerare janë mjaft të ngjashme me gurë të gjetur në Mars nga misionet Spirit dhe Curiosity dhe të analizuar nga NASA.

Ishulli grek i Santorinit, ndër më të vizituarit, 3600 vjet më parë pati një ndër shpërthimet më të fuqishme vullkanike të regjistruara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Duke analizuar materialet antike të atij shpërthimi, autorët e studimit të universitetit të Athinës thonë se përbërja është mjaft e ngjashme edhe më meteor të planetit të kuq të gjetur në Tokë, përveç shkëmbinjve aktualë që ndodhen në Mars.

Loading...
Global