Me rastin “Zhvatja” nevojitet nevoja për transparencë, për veting posaçërisht për prokurorë, gjykatës, por edhe për të gjithë ata që kryejnë detyrë publike përfshirë edhe politikanët, ka deklaruar sot deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Ai tha se shpreson që institucionet të bëjnë punën e tyre në mënyrë më të mirë dhe më transparente dhe se kjo do të na afroj në NATO dhe BE, edhe pse për të, anëtarësimi në NATO është çështje e kryer.
“Përderisa për BE-në sundimi i drejtësisë ka prioritet absolut, me tërë respektin për prezumimin e pafajësisë, se institucionet funksionojnë dhe shpresojmë se do të shohim epilog që do të jetë në përputhshmëri me Ligjin”, tha Grubi.
Grubi tha se ai dhe anëtarët e partisë së tij nuk kanë pasur njohuri konkretet për keqpërdorime nga ana e PSP-së, por vlerëson se sistemi është i komprometuar që nga fillimi kur dolën materialet e përgjuara. /SHENJA/