Champions League, ky është objektivi i Real Madridit dhe Barcelonës për sezonin 2019/20 dhe për t’ia dalë, klubet spanjolle kanë shpenzuar shumë në merkato.

Real Madridi ka blerë Eden Hazardin nga Chelsea për 100 milionë euro, plus 40 të tjerë bonuse, kurse Barcelona e ka afruar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro, raporton Gazeta Express.
Griezmann, gjatë prezantimit te Barcelona
Që të dy futbollistët kanë lënë gjurmë te tashmë ish-skuadrat e tyre, Chelsea e Atletico Madridi, por cili ka pas në të vërtetë statistika më të mirë gjatë sezonit 2018/19?
Eden Hazard, gjatë prezantimit te Real Madridi
28-vjeçari i Realit, Hazard, që luan në të djathtë të sulmit, sezonin e kaluar me “Blutë e Londrës”, shënoi 16 gola në 37 paraqitje në Premierligë dhe dhuroi 15 asiste, kurse Griezmann e mbylli edicionin e fundit me Atleticon me 15 gola në La Liga dhe 8 asiste.

Në total, që të dy realizuan nga 21 gola në të gjitha garat në sezonin 2018/19, me Eden Hazardin që e përfundoi edicionin me 17 asiste, 7 më shumë se Griezmann, 10.

Sido që të jetë, me ata në skuadër, sulmi i Realit dhe i Barcelonës do të përmirësohet dukshëm, kjo do t’i bëjë edhe më interesante ndeshjet “El Clasico

Loading...
Global