Transferimi më i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka dhënë disa komente rreth shokut të tij të skuadrës, Lionel Messi.

Griezmann është lojtari më i ri që i është bashkuar Barcelonës, me skuadrën që pagoi 120 milionë euro për klauzolën e tij.

Griezmann u zyrtarizua tek Barcelona gjatë javës së kaluar, dhe ai duket shumë i lumtur me këtë lëvizje.

Ndër pyetjet e para të drejtuara për Griezmann, sigurisht se ishin ato lidhur me Lionel Messin, për të cilin Griezmann është shprehur shumë i lumtur që do të luajë krahë tij, duke e krahasuar edhe me LeBron James.

“Gjëja që më gëzon më së shumti është që do të luajë me një partner si ai (Messi)” ka thënë Griezmann.

“Messi do të jetë një legjendë për djalin tim dhe fëmijët e djalit tim” ka thënë tutje francezi, para se ta krahasonte argjentinasin me yllin e NBA, LeBron James.

“Ai është sikur LeBron James për basketbollin” ka thënë ndër të tjerash Griezmann.

Barcelona ishte shumë afër që të nënshkruante me Griezmann gjatë vitit të kaluar, por gjërat vonuan deri javën e kaluar.

Loading...
Global