Prokuroria publike themelore në Gostivar ka sjellë Urdhër për hapjen e procedurës hetuese kundër një femre për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal.

Tentimi për vrasje për të cilin po zhvillohen hetime ka ndodhur më 2 korrik (mbrëmë) në ora 4.30 pas mesnate në një restorant në Negotinë të Pollogut.

E pandehura, e punësuar në restorant në fshatin Negotinë, para se të kryejë veprën është shqetësuar nga ana e të dëmtuarit- kolegë i saj.

“Edhe pas kërkesave të saj që të ndalet, i dëmtuari ka vazhduar me veprimet e tij, kurse ajo ka shkuar te banaku, ka marrë thikën dhe ia ka shkaktuar disa plagë në stomak”, njoftoi prokuroria, shkruanGazeta Lajm.

Me propozim të prokurorisë, të pandehurës i është shqiptuar paraburgim 30 ditor.

Loading...
Global