Gjykata Themelore Penale -Shkup nuk do ta gjykojë ish kryetarin e kësaj gjykate, Vladimir Pançevski për lëndën për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

“Gjykata e Apelit – Shkup deri te Gjykata Themelore Penale-Shkup ka dorëzuar vendim me të cilin këshilli i gjykatës së shkallës së dytë, duke vepruar sipas propozimit të një gjykatësi – individ nga Gjykata Penale për transmetimin e kompetencave dhe përcaktimin e gjykimit tjetër i cili do të veprojë sipas lëndës. K.nr. 1292/19 i formuar pas aktakuzës së ngritur të PTHP-Shkup kundër V.P për veprën penale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas nenit 27 paragrafi 3 v.v. paragrafi 4 nga LPP e vendosi në fuqi aktakuzën”, kumtoi sot Gjykata Penale.

Gjykata e shkallës së dytë, siç bëhet e ditur në kumtesë, ka konfirmuar se i akuzuari është gjykatës në rastin konkret dhe me qëllim që të përjashtohet çfarëdo lloj dyshimi në paanësinë e gjykatës së shkallës së parë që do të ndikonte ndaj perceptimit për objektivitetin e gjykatës, si dhe sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ekzistojnë shkaqe për transmetimin e kompetencës.

“Me vendimin e Gjykatës së Apelit-Shkup, Gjykata Themelore Veles përcaktohet që të veprojë për lëndën konkrete”, kumtoi Gjykata Themelore Penale-Shkup