Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale refuzoi përsëri ankesën e biznesmenit Sead Koçan, ku kishte kërkuar t’i shtyhet dënimi me burg, njofton Zhurnal.

Me këtë, gjykata penale ka vërtetuar vendimin e gjykatësit për kryerje të sanksioneve kundër të cilës, Koçan kishte ngritur ankesë.

“Pas marjes së dokumentacionit të plotë lidhur me ankesën, më 26 korrik këshilli penal mbajti një seancë jo publike. Pas shqyrtimit të ankesës, këshilli solli vendim me të cilën ankesën e refuzon si të pabazë dhe ka vërtetuar vendimin e gjykatësit për kryerje të sanksioneve sipas të cilit, personi i dënuar është i obliguar menjëherë të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin”, njoftuan nga gjykata.

Vendimi është dërguar me shkrim deri tek Koçan. Ai është i dënuar me burg prej 4 viteve e tetë muaj në lëndën “Trust” të PSP-së. Hera e parë kur duheshte të paraqitet në burg Koçan ishte më 17 korrik.

Koçan është dënuar për kreqpërdorim të procedurës në shpallje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik apo partneritet publiko – privat duke fituar ilegalisht 17 milion euro.