Përshkak të deficitit të madh të fuqisë punëtore, Gjermania ka votuar ligjin ku punëtorët nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së që tu mundësohet më lehtë të fitojnë punën, e sidomos IT sektori.

Vendi me ekonominë më të lartë në Evropë po përballet me mungesë punëtorësh. Vlerësohet se momentalisht Gjermanisë i nevojiten menjëherë 1.2 milionë punëtorë ekspertë të mesëm dhe të lartë, nga ku 55 mijë vende punë janë të lira në sektorin e IT.

Për këtë shkak Bundestagu gjerman ka miratur një ligj që do të hyjë në fuqi nga Janari i 2020 dhe të ti mundësojë emigrim më të lehtë të punëtorëve profesional nga vendet që janë jashtë BE-së.

Vlerësohet se një programer i sapodiplomuar në Gjermani fiton rreth 45 mijë euro në vit, një i tillë me eksperiencë mbi 5 vjet kalon shifrën e 60 mijë eurove në vit.

 

Loading...
Global