Marco Giampaolo, trajneri i ri i Milanit, ka folur edhe për sa i përket filozofisë së tij: “Kam një grup 24-25 futbollistë. Sigurisht, do të doja që t’i kisha të gjithë, por disa nuk janë për arsye të ndryshme. Diferencën e bën grupi dhe jo individi. Nuk ka të privilegjuar dhe përkëdhelur me mua, as zonjusha. Duhet që të gjithë të punojnë dhe fort madje”.

“Milani vjen mbi çdo gjë, edhe objektivat personalë”.

“Vlerësimet për mua? Kur ke vlerësim të rriter presioni dhe përgjegjësia. Pastaj, ekziston kondicioni për të pasur besim. Nuk kam frikë asgjë, vetëm faktin që në stërvitjen e parë mund të shkoj me vonesë”.

“Dua të futem në barkun e Milanit dhe më pas do të shoh për modulin, por sigurisht është me katër mbrojtës mbrapa”.