Urim Saliu

Duke i shpallur të pafajshëm Kamçevskën, Llatasin dhe aq më keq vrasësin e Almirit dhe duke dënuar shqiptarë me burg të përjetshëm, jo në tetor por kurrë nuk do merrni ftesë për hapjen e negociatave për në BE.

Ju erdhët në pushtet me betimin se do ta mundni dhe godisni ashpër krimin e organizuar por tani që po u mbaron mandati e shohim se kjo ishte një mashtrim.

Ju keni terren sepse deputetët shqiptarë dijnë vetëm të grinden me njëri-tjetrin në foltoren e marrëzisë. Atje se kush do ti thotë gjëra më të poshtra njëri–tjetrit në ndërkohë që kemi plot patriotë rrjetesh sociale që e kanë bërë Shqipërinë e Madhe, në ndërkohë që djemtë më të mirë të kombit dhe njerëz të tjerë po na kalben burgjeve të tmerrshme.Ne skemi bërë akoma asgjë për ta.

Ne vetëm I shohim se si vuajnë dhe i numërojmë vitet e tyre si torturohen në burgjet pa kushte më elementare.