Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se javën e ardhshme vazhdon hapi i ardhshëm të rikonstruktimit të Qeverisë.  Do të ketë ndërrime të zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve. Pret i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të korrikut.

“Bëhet fjalë për më shumë se njëzet vende të drejtorëve në nivel qendror. Me suguri më shumë se tridhjetë në nivel lokal. Ka njësi rajonale, zëvendësit, këto tashmë janë vende të zbrazëta, të paplotësuara të cilat do të përfundojnë në këtë periudhë të korrikut. Javën e ardhshme tashmë shkojmë me hapin e ardhshëm”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së sotme në Stobi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri ku është rikonstruktimi.

Theksoi se me ndërrimin e zëvendësministrave dhe drejtorëve në njësitë rajonale në shtet do të përfundojë rikonstruktimi.

Loading...