38 vjeçarja Sanela Kadriç, nënë e një fëmije të mitur, ka ndërruar jetë pasi që u pickua nga një bletë derisa ishte duke mbledhur rrobat.

Tragjedia ka ndodhur të premten rreth orës 14.00, atëherë kur Sanela nga Leskovaci i Serbisë ka filluar të mbledhë rrobat që kishte pastruar paraprakisht.

“Dëgjova të bërtitura, dhe menjëherë ndaloi gjithçka. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Pas disa minutave u ktheva nga shitorja dhe dëgjova që kishte vdekur.Tmerr! Në këtë pjesë diçka e tillë mlë herët nuk ka ndodhur.- është shprehur një fqinj i saj.