Forcat qeveritare siriane kanë rikuperuar dy fshatra nga luftëtarët rebele në Sirinë veriperëndimore pas ditëve të bombardimeve, thanë burimet nga të dyja palët të hënën, shkruan Reuters.

Luftëtarët rebelë kapën fshatrat e al-Jabin dhe Tel Melah në provincën veriore Hama në fillim të qershorit gjatë një kundërsulmi kundër forcave qeveritare që kanë kryer një ofensivë të mbështetur nga Rusia në zonë që nga fundi i prillit.

Një komandant rebel në zonë tha se luftëtarët e opozitës u tërhoqën nga el-Jabin pas bombardimeve të rënda.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA tha se ushtria kishte vendosur kontrollin e plotë mbi të dy fshatrat dhe po vazhdonte operacionet kundër “organizatave terroriste” në zonat veriore të Hama dhe në jug të Idlibit.