Feronikeli nga Drenasi nxori barazim të madh me rezultat 2:2 ndaj TNS së Uellsit, në ndeshje e parë kualifikuese të Champions League në futboll. Vendasit hasën në vështirësi, ndërsa Feronikeli kthehet me rezultat të favorshëm. Në 45 minutat e parë nuk pati gola por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku u shënuan 4 gola, dy për TNS dhe dy për Feronikelin.

Në minutën e 49-të Draper nga penalltia ka qenë i saktë dhe shënoi për 1:0, ndërsa Edwards dyfishoi epërsinë në 2:0 në atë të 77-tën. Në minutën e 89-të Mevlan Zeka ngushton rezultatin dhe në atë të 90+3 Astrit Fazliu nga penalltia shënon për barazimin e madh. Një barazim i madh e me vlerë të fitores, që i hap rrugën për kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lojë e madhe e kampionit të Kosovës që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani, morën rezultat të madh në Uells. Luftuan deri në fund dhe u shpagua ku humbja u shndërrua në barazim. Shkëndija triumfon në Estoni Shkëndija e Tetovës tregoi lojë shumë të mirë dhe u kthye me fitore nga Estonia, duke e bërë një hap të madh drejt rrethit të dytë eliminatorë në Champions League. Shkëndija triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Kalju. Kampioni i Maqedonisë Veriore, skuadra shqiptare dha maksimumin në Tallinn e cila u shpagua me fitoren e madhe dhe i krijon një qetësi me të madhe për takimin e kthimit.

Periudha e parë e lojës përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë, pas një loje angazhuese u arrit goli nëntë minuta para se të përfundoi sfida. Në minutën e 81-të penallti, ndërsa Agim Ibraimi me mjeshtri e konkretizoi në gol dhe i solli fitore kuqezinjve. Kjo është një fitore e madhe e tetovarëve, veçmas kryetrajneri Qatip Osmani është shumë i lumtur për rezultatin pozitiv, sepse pothuajse me një këmbë e ka kualifikuar më tej, megjithëse duhet pritur edhe sfidën e kthimit, që luhet në stadiumin në Shkup.

Skuadra e FC Shkupit pas një udhëtimi nga Stambolli për në Erevan të Armenisë, ka zhvilluar dhe stërvitjen e parë në qytetin Gymri, aty edhe ku do të luhet ndeshja e së enjtes kundër ekipit të Pyunik-ut. Të enjten me fillim në orën 15:30, Shkupi zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Europa League.

“Futbollistët pasi që u ambientuan në hotelin Olimpik të qytetit të Gymrit, pasdite ka zhvilluar dhe stërvitjen e parë në stadiumin e akdameisë të skuadrës Shirak Gymri. Me një intensitet më të lehtë dhe me më pak ngarkesë, trajneri Umit Karan dhe stafi i tij u dhanë këshillat futbollistëve për tu ambientuar në këtë qytet, që shpesh herë rrëmbehet nga erërat e fuqishme, e që kështu ishte edhe gjatë kësaj stërvitjeje”, bëhet e ditur nga FC Shkupi.

Loading...