Iggy Azalea dhe i dashuri i saj Playboi Carti, kanë shkaktuar thashetheme për fejesë pasi ajo është parë me një unazë diamante.

Reperja 29 vjeçare hyri më pas në Instagram për të treguar unazën por pastaj e fshiu fotografinë.

Page Six raporton se unaza ishte e fejesës e dizajnuar nga Stefano Canturi.

Nëse nuk e dini, Carti tha në një intervistë së fundmi se ai dhe Iggy po jetojnë së bashku.