Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të dashur për të rinjtë, sidomos publikun femëror. Ai është mjaft simpatik dhe këngët e tij kthehen në hite, arsye këto të mjaftueshme për t’i bërë vajzat ‘të çmenden’ pas tij. Nëse keni pasur dyshime për këtë, mjafton t’i hidhni një sy videos së fundit që këngëtari ka hedhur në ‘Instagram’ dhe do kuptoni shumë.

Teksa shkonte në koncertin e fundit, makina e këngëtarit është rrethuar nga fanse të cilat bërtisnin dhe përshëndesnin idhullin e tyre nga jashtë xhamit. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin skena të tilla. Edhe më herët Butrinti ka publikuar video të ngjashme duke falënderuar fansat për të gjithë dashurinë që i japin në koncerte dhe jashtë tij.