Familja e një dëshmori Mehmet Saliu nga Drenasi mund të mbetet pa kulm mbi kokë.

Ata thonë se banesën të cilën Komuna ia dha për strehim, tani po do t’ua marr.

Komuna e Drenasit një ditë më parë lëshoi një komunikatë ku thuhet se do të lirohen 14 prona publike nga, siç thuhet, uzurpues të papërgjegjshëm.

Ndërsa pranon se vendimet për banesat e dhëna për familjet e dëshmorëve kanë qenë të jashtëligjshme.