Christian Eriksen dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për mesfushorin kreativ danez

Christian Eriksen është i vendosur të largohet nga Tottenhami, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori danez konsideron se ka ardhur momenti për një sfidë të re, duke i dhënë fund kështu eksperiencës së suksesshme tek ekipi londinez.

“Ndiej se ka ardhur momenti i karrierës sime për të provuar diçka të re. E kam respektin maksimal për Tottenhamin, por do më pëlqente të provoj diçka tjetër”, kishte thënë përfaqësuesi danez.

Për shkak të vendimit të tij për t’u larguar, Eriksen nuk e ka vazhduar kontratën me Spurs, e cila skadon në vitin 2020.

Interesim për të së fundmi ka shfaqur Milani, por Eriksenin e do edhe Real Madridi.

Tottenhami e vlerëson mesfushorin ofanziv 70 milionë euro.