Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarraj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Presidencës thuhet se presidenti Erdoğan dhe kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Al-Sarraj janë takuar në rezidencën Dolmabahçe në Stamboll ku gjatë takimit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Libisë, zhvillimet e fundit në Libi dhe çështjet rajonale.

Erdoğan ka përsëritur mbështetjen e tij për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë dhe ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve të forcave jolegjitime të gjeneralit Khalifa Haftar.

Gjithashtu Erdoğan ka thënë se për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e Libisë mbështet qeverinë legjitime libiane nën drejtimin e Fayez Mustafa al-Sarraj.