Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duket se ka zbuluar në Japoni një model që e mendon të vlefshëm edhe për Turqinë: Universitetet me ndarje gjinore.

Një pasazh të fjalimit të tij gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka ngjallur debate: Erdogani aty lëvdoi sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive.

80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha ai dhe se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi. Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke.

Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë. Por reagimet në shoqërinë turke, mes tyre edhe mbështetës të lëvizjes feministe, ishin të ashpra. Ata thonë se sot ndarja gjinore është një akt diskriminimi.

Ndërkohe, shumë opozitarëve në Turqi nuk u pëlqen fakti që politika e Presidentit turk po merr gjithmonë e me shumë trajta fetare. Laicizmi – ndarja e shtetit nga feja- konsiderohet si një nga parimet bazë të Turqisë që në themelimin e shtetit në vitin 1923.

Loading...
Global