Era Istrefi do të nisë vitin e ardhshëm një tur botëror. Këngëtarja do të performojë hitet e saj të suksesshme fillimisht në Londër, për ta mbyllur në Montreal.

Performancat skenike të Erës do të mund të shijohen përgjatë dy muajve në 20 vende, ku përfshihen: Londër, Paris, Milano, Prishtinë, Tiranë, Stokholm, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Madrid, San Francisko, Los Angeles, Santa Ana, Las Vegas, Miami, Atlanta, Chicago, New York, Toronto dhe Montreal.

Risjellim në vëmendje se Era ka sjellë së fundmi bashkëpunimin me reperin rus Allj, të titulluar “Sajonara Babe”. Suksesit të kësaj kënge i ka paraprirë performanca e shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Futbollit, përkrah Nicky Jam dhe Will Smith. E megjithatë, pikënisja e famës së saj ka qenë pikërisht kënga “Bon Bon”.

Image

©

Loading...