Enti shtetëror për Revizion prej tre vitesh është pa drejtor. Edhe pse Kuvendi, shpalli konkurs 10 muaj më parë dhe kishte 11 kandidatë, pushteti ende nuk ka vendosur emrin e drejtorit. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se e kanë përfunduar obligimin e tyre me shpalljen e konkursit dhe përgjegjësia u takon partive politike. Ndërsa kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, thotë se konkursi u shpall para 10 muajve, por problemi qëndron tek LSDM-ja.

Propozimin që e dhanë nuk i plotësonte kushtet në momenti kur u zgjodh. Prej atëherë deri më tani kam pasur shumë kërkesa edhe nga LSDM edhe nga BDI kjo seancë të zvarritet, respektivisht të mos vijë shpejt në rend dite deri sa ti harmonizojnë dilemat e tyre. // Standarde të dyfishta janë në pyetje. Për disa institucione bëjnë presion, thonë ja Ilija Dimovski zvarrit, për institucione të tjera më thonë mos shpejto ka kohë, të pajtohemi mes veti- deklaroi Ilija DImovski, VMRO-DPMNE.

Dimovski apeloi që pushteti t’i lejojë opozitës ta japë propozimin për revizorin shtetëror, qoftë opozitës shqiptare ose apo asaj maqedonase. Nga LSDM nuk japin sqarime për këtë ngecje por thonë se angazhohen për pavarësinë e institucionet.

Në fillim do të thosha se nuk vendoset në pikëpyetje funksionimi i vetë institucionit si Ent Shtetëror për Revizion, si institucion i pavarur. Ajo funksionon për momentin. Ka zëvendës i cili funksionon atje. Absolutisht ne do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që të mbajmë pavarësinë e vetë institucionit- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Enti shtetëror për revizion ka mbetur pa drejtor prej në dhjetor të vitit 2017. Ndërsa punën e udhëheq zv/drejtori Naser Ademi. Të pyetur nga TV Alsat nëse kanë pengesa në punë, nga ky institucion thonë se funksionojnë në mënyrë normale dhe deri më tani kanë realizuar disa programe vjetore në partneritet me institucione nga jashtë vendit.

Loading...