Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe gjatë këtyre viteve i është dedikuar plotësisht përkujdesit ndaj tyre.

Shumë rrallë ndodh që vajzat e saj t’i lërë vetëm, sepse Emina dëshiron që të jetë gjatë gjithë kohës pranë tyre.

Por ditën e sotme Emina ka thyer rregullat për vajzat e saj në lidhje me ushqimin.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet vajza e saj duke ngrënë një ëmbëlsirë!

Emina justifikohet me faktin që herë pas here i pëlqen t’i bëjë fëmijët e lumtur duke i lejuar të hanë ushqime jo edhe aq të shëndetshme!

“Po unë jam ajo mama. Unë i lë fëmijët e mi të hanë karamele ndonjëherë. Dhe ato i dashurojnë”, ka shkruar Emina bashkangjitur videos.

Image