Kongresisti amerikan Eliot Engel duket se përpos që është mik i madh i shqiptarëve, di edhe të kërcejë vallet tona.

Ai bashkë me gruan e tij e kanë hedhur vallen tropojane gjatë ceremonisë së emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij.

Engel dhe bashkëshortja e tij i janë bashkangjitur valltarëve që morën pjesë në këtë ceremoni dhe që po e vallëzonin vallen e Tropojës nën tingujt e tupanit.