Pagesa e tatimeve dhe të ardhurave të përgjithshme në gjysmën e parë të vitit është rritur për 6,6 për qind, por megjithatë planifikohet ribalanc i Buxhetit në shtator ose tetor, deklaroi sot zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

“Ribalanci i buxhetit është praktikë e rregullt dhe bëhet çdo vit dhe tani më shërbimet janë në përgatitje të analizës së realizimit të të gjitha projekteve pa dallim nëse janë vijuese ose kapitale në pjesën e të dhënave që i nxjerrin nga Thesari. Planifikohet të realizohet në shtator ose tetor dhe për këtë opinioni do të informohet në kohë”, deklaroi Elezi në përgjigjen e pyetjes pas kontrollit të sotëm në aktivitetet ndërtimore për rinovimin e SHF “Ismail Qemali” në komunën e Çairit.

Ajo theksoi se pagesa e tatimeve dhe të ardhurave të përgjithshme në dy tremujoret e para të këtij viti është rritur për 6,6 për qind, gjegjësisht se janë realizuar 96,2 miliardë denarë nga 210 miliardë të planifikuara.

“Realizim të mirë kanë edhe tatimi progresiv prej mbi 16 për qind, si dhe TVSH-ja me mbi 4,3 për qind në konkludim me dy javët e para të korrikut, ndërsa janë rritur edhe kontributet mbi nëntë për qind, bruto investimet për 9,9 për qind, ndërtimtaria për shtatë për qind… Realizimi, likuditeti dhe pagesa zhvillohet në rregull, por me siguri do të bëhet analizë cilat projekte kapitale, ose, cilat projekte duhet të shtohen ose të merren në pjesën e Buxhetit të ardhshëm të planifikuar”, ka thënë Elezi.

E pyetur nëse për ribalancin do të jetë ajo kompetente, ose, kryeministri Zoran Zaev, zëvendësministrja tha se Ministria e Financave është ndër institucionet më të fuqishme në shtet dhe se i ndjekë politikat që i projekton Qeveria.

“Kemi agjendë të Qeverisë dhe në bazë të kësaj e ndjekim në koordinim me kryeministrin, i cili është kompetent për realizimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, dokumente strategjike, projekte dhe programe”, theksoi Elezi dhe shtoi se është vendim politik nëse dhe kur dikush do të emërohet për ministër të Financave.

Loading...