Joaquin “El Chapo” Guzman ka marrë dënimin me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nju Jork.

62 vjeçari u shpall i fajshëm në shkurt për trafikim droge, pas një gjykimi 11 javësh. Një numër i madh trafikantësh të famshëm, vrasësish të kartelit dhe të dashurash u sollën para jurisë për të dëshmuar se Guzmani ishte një ndër njerëzit më të pushtetshëm të drogës që ka njohur bota.

Avokatët e tij insistuan se në fakt lideri real i kartelit kishte qenë kolegu i tij, Ismael Zambada Garcia, i njohur si El Mayo.

Ai insistoi se El Mayo mbante pushtetin real, duke përsëritur se e paguante qeverinë totalisht të korruptuar të Meksikës, përfshirë top zyrtarët si ish presidentët Enrique Pena Nieto dhe Felipe Calderon.

Para se të dënohej, Guzmani u ankua për kushtet e burgut dhe i tha gjykatës se i ishte pamundësuar një proces fer gjyqësor.

Ai pritet që tash të dërgohet nga Manhattani në burgun e sigurisë së lartë në Kolorado – i njohur si më i rrepti në mbarë ShBA-të.

Guzmani kishte arritur të ikte nga burgu dy herë më parë.

Loading...