Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arjanit Hoxha realizoi takim me kryetarin e VMRO DPMNE Hristijan Mickoski të cilin e shoqëronte sekretari i partisë Igor Janushev.

Në takim u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme sociale-ekonomike në shtet. Dy subjektet politike u dakorduan që Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta udhëheq procesin e rëndësishëm të euro integrimeve, për atë shkak më se e nevojshme është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dy palët u dakorduan që  takime të këtilla  publike të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Loading...
Global