Vërejtje në lidhje me Raportin për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë për vitin 2018 dërguan sot deputetët e pushtetit dhe opozitës në seancën e 104-t kuvendore, duke kërkuar ndryshime të Ligjit për Këshillin, pushteti me qëllim që të mundësohet plotësimi i pozicioneve të zbrazëta të prokurorëve publikë, ndërsa opozita në pjesën e shkarkimit të prokurorëve publikë.

Raporti i tretë për punën e Këshillit sot ishte miratuar në seancën kuvendore, pasi dje kaloi në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se një nga detyrat më të rëndësishme të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili është bazuar sipas Kushtetutës është që të zgjedhë dhe shkarkojë prokurorë publikë dhe të vërtetojë kryerjen e këtij funksioni në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme.

Deputetja Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM-ja theksoi se nga ajo që e ka lexuar në Raport më së shumti shqetëson numri i vendeve të paplotësuara të prokurorëve publikë.

Ajo theksoi se seriozisht duhet të shqyrtohet mundësia për ndryshimin e ligjit me qëllim që të mundësohet që me të vërtetë të përmbushen vendet e zbrazëta.

Vitin e kaluar ishin zgjedhur 25 prokurorë, kryesisht në pozicionet udhëheqëse, por nevojiten edhe 47 prokurorë. Kryetari i Këshillit Kole Shteriev theksoi se dy e treta e krimit total në vend është në kompetenca të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, ndërsa edhe kryeqyteti përballet me mungesë të kuadrit të prokurorëve publikë.

Në seancën e sotme në lexim të dytë ishin miratuar dhe plotësuar propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë së Veriut, propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe propozimin ligjin shtesë për kontroll të qarkullimit të jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara. Deputetët edhe miratuan edhe Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat.