Këngëtari i njohur Ed Sheeran, i cili është shprehur nga hera tejet i shqetësuar për famën e tij në rritje, ka shpenzuar një shumë marramendëse për hir të privatësisë. Ai mësohet se ka harxhuar 4 milionë paund për të blerë dy banesa pranë vilës së tij londineze.

“Kur pati mundësinë për të blerë shtëpitë rreth tij, e bëri. Në këtë mënyrë nuk do të ankohet njeri për zhurmat prej muzikës, apo për festat që mund të organizojë”-u shpreh një burim për “The Sun”. Me të njëjtën logjikë, Ed Sheeran raportohet se ka blerë pak kohë më parë edhe apartamentin sipër restorantit që ka në pronësi, në Notting Hill.

Loading...