59 vjeçari dhe një grua 33 vjeçare kanë pësuar mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në autostradën drejt Beogradit.

Siç informon Kuriri serb, mendohet se jetën e kanë humbur babai dhe vajza e tij.

Në ulësen e pasme të makinës së tipit “Shkoda Felicia” kanë qenë ulur dy vajza, njëra në moshë 1 vjeçare dhe tjera 14 vjeçare, ndërsa me ata ka qenë edhe një grua e moshuar.

Vajzat janë dërguar me urgjencë në klinikën e fëmijëve, siç njoftojnë mediet e atjeshme.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur makina e tipit “Shkoda Felicia” është përplasur me një kamion të rrugëve të Serbisë, edhe pse kamioni kishte qenë i ndaluar në korsinë e tretë dhe mirë i parkuar ende nuk dihet si ka arritur që makina të përplaset.

Loading...