Një 24-vjeçar, ish-i dashuri i një blogereje bukuroshe ruse, trupi i së cilës u gjet i zhveshur në një valixhe, ka rrëfyer vrasjen e saj.

33-vjeçari pretendon se ylli i instagramit, Ekaterina Semochkina kishte “fyer” aftësitë e tij seksuale.

Blogerja u gjet nga prindërit e saj, ndërsa kishte një të çarë në fyt si dhe plagë në gjoks.

Ajo kishte veshur vetëm një rrip, kur u vra në shtëpinë e saj në Moskë.

33-vjeçari pranoi para policisë vrasjen e saj, ndërsa tha: Ajo më ofendoi shumë herë. Më tha që nuk isha i mirë në seks. Nuk mund ta duroja.

Më tej ai shtoi se e kishte goditur pesë herë me thikë, në qafë dhe në gjoks.