Mario Mandzukic do të largohet nga Juventusi, me destinacionet potenciale si Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.

33-vjeçari nuk i përshtatet stilit të Maurizio Sarrit dhe Cristiano Ronaldo duhet të lëvizë në një rol qendror më përpara.

Ai nënshkroi një kontratë të re me ‘Bianconerët’ në prill, që e mban atë në Torino deri në qershor 2021, gjë që e bën një shitje pak më të vështirë.

Sipas Tuttosport, Borussia Dortmund është destinacioni i preferuar, një kthim në Gjermani pas sezoneve të suksesshme me Bayern Munich.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle AS shkruan se Atletico Madrid mund të jetë një rikthim të mundshëm, ku ai ka luajtur në sezonin 2014/15.

Megjithëse ka propozime shumë të dobishme nga Kina dhe MLS, Mandzukic duket se dëshiron të mbetet në Evropë.