Një oficer i policisë në Florida e gjeti veten të kapur pas një automjeti, pasi shoferi që e kishte ndalur provoi ti ikte nga kontrolli.

Oficeri i kërkon të fikë veturën për të bërë një kontroll pasi dyshohej se në veturë kishte lëndë narkotike, por shoferi bën krejt të kundërtën, ai niset duke e marrë edhe policin me vete.

Pak metra më vonë polici bie nga vetura duke pësuar disa dëmtime. U deshën 8 orë kërkime që shoferi të arrestohet nga policia e Floridës. Tani ai pritet të dalë para gjykatës. /tch/

Loading...
Global