Barcelona nuk dëshiron ta shesë Philippe Coutinho këtë verë, sipas menaxherit të mesfushorit Brazilian, Kia Joorabchian.

Philippe Coutinho sugjeroi javën e kaluar se ai po përballet me një të ardhme të pasigurt pasi nuk i ka arritur pritshmëritë e krijuara për të gjatë 18 muajve që i ka kaluar në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj deklarate, revista prestigjioze franceze L’Equipe raportoi se braziliani dëshiron të largohet nga Barcelonën dhe tashmë ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin. Transferimi i Coutinhos në Paris do të ndikonte që Neymari ta ketë më të lehtë të kthehet në Barcelonë.

Por, Joorabchian insiston se Coutinho nuk do të shitet nga Barcelona dhe zbuloi se as ai e as Coutinho n uk janë kontaktuar asnjëherë nga përfaqësuesit e gjigantit francez.

“Fola para disa ditëve me Pep Seguran [drejtori sportiv i Barcelonës]. Ai më tha se klubi nuk dëshiron ta shesë Coutinhon këtë verë, pa marrë parasysh çfarë ndodh. Për më tepër, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG-në”, u shpreh Joorabchia.

Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 146 milionë funte në janar në vitit 2018 dhe që nga atëherë ai i ka shënuar 21 gola në 75 ndeshje për klubin katalonas.

Përkundër që ai me Barcelonën i ka fituar dy tituj të La Ligës, Coutinho është përballur me shumë kritika nga tifozët e Barcelonës dhe madje edhe është fishkëllyer në disa ndeshje gjatë fundit të sezonit 2018/19